I moshuari që kërcënoi dhe tentoi ta sulmojë fizikisht, Rrahman Jasharajn, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ai është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje, nën dyshimet se ka kërcënuar kreun e SBASHK-ut me fjalët “ O plak, kam me t’vra, po na i len fëmijët pa shkolle”, duke tentuar ta sulmojë fizikisht.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u arrestua është 81-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.
Ndryshe, Jasharaj është prononcuar për rastin duke thënë se ndihet i rrezikuar nga situata e krijuar.
“Një prind deshi të më sulmojë, ishte tendencioze, mund të sulmohem edhe në rrugë”, tha ai në një prononcim të shkurtër për media.