-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet 50 vjeçari në Ferizaj, gjuajti me armë në aheng familjar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folë për zhvillimet e fundit politike në vend.

Duke përmendur deklaratën e kreut të AAK, Ramush Haradinaj, për mocion mosbesimi ndaj qeverisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, Krasniqi e ‘nënvlersoi’ Haradinajn në masë të madhe.

“Haradinaj është i paqartë në veprimet e veta… Kjo është pyetje komplet pa vend, për çfarë të frikësohemi? Që po kemi sukses apo që s’kemi sukses. A mundet me na tregu, qysh lidhet me ba mocion e me dërgu letra te presidentja e kryeministri, për të diskutuar, është komplet jokonsistent. Ai është vagoni i fundit në Kuvend, 7-8 deputetë i ka”, ka thënë ai.

Lideri i PDK insiston se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, dhe ai përmdi disa pasoja me të cilat po përballet Kosova tani për tani.

“Mendoj që duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, pavarësisht. Jeta në Kosovë ka degradu, vendi po shpopullohet, nuk po shkojnë njerëzit prej Kosovës për t’u mos u kthyer më prej të mirave. Kanë shku 120 mijë njerëz. Nuk ka qenë kështu në vitin 2015”, ka thënë ai.

Kujtojmë që pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, Haradinaj kishte kërkuar mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit aktual.

Sot, presidentja e vendit ka ftuar liderët institcuional dhe opozitarë ëpr zhvillimet e fundit politike, dhe Haradinaj këtij takimi i ishte përgjigjur pozitivisht duke shkuar te Osmani.

Në anën tjetër PDK dhe LDK e kanë refuzuar një takim të tillë të ftuar nga presidentj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img