Site icon PrishtinaPress

Arrestohet 44 vjeçari në Vushtrri, lajmëroi rrejshëm policinë

Është arrestuar një 44 vjeçar në Vushtrri, pasi që kishte raportuar se i janë vjedhur para nga gjirollogaria e tij. Pas hetimit të policsë është vërtetuar se raportimi ishte i rrejshëm dhe se i dyshuari i kishte tërhequr vetë parat.

“Mbi bazën e deklarimit dhe me autorizim të prokurorit rasti ishte iniciuar “vjedhje“. Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar se deklarimi të jetë i rrejshëm, provat e siguruara dëshmojnë se ankuesi tanimë i dyshuar kishte bërë vet tërheqjen e shemës së parave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘’ lajmërim apo kallëzim i rremë’’

Vushtrri, 22 shtator 2022

Ditë më parë në Stacionin Policor në Vushtrri, ankuesi tanimë i dyshuar kishte raportuar se pa dijeninë e tij nga gjirollogaria i ishin vjedhur-tërhequr një shumë e parave.

Mbi bazën e deklarimit dhe me autorizim të prokurorit rasti ishte iniciuar “vjedhje“. Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar se deklarimi të jetë i rrejshëm, provat e siguruara dëshmojnë se ankuesi tanimë i dyshuar kishte bërë vet tërheqjen e shemës së parave.

Rrjedha hetimore si dhe provat e siguruara kanë bërë që nga ana e prokurorit të rastit vepra penale të rikualifikohet nga rasti ‘Vjedhje’ në vepër penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’ .

Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari K. B., 44 vjeçar, është liruar për procedurë të rregullt./Prishtinapress/

Exit mobile version