Sot hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë kanë arrestuar një person të dyshuar për katër raste të veprës penale “grabitje”.
Policia njofton për arrestimin e personit të dyshuar: B. M., 40 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në katër raste të grabitjes, raste këto të ndodhura mujave të fundit në Mitrovicë”, njofton policia.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.