3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet 34-vjeçari në Pejë për shkak të posedimit të kokainës

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar së fundi në Prishtinë, ku Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në një shtëpi.

Në Prokurori kanë bërë me dije se gjatë kontrollit është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

34-vjeçari i dyshuar është intervistuar lidhur me rastin dhe i njëjti ndodhet nën hetime për një rast ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit./Sinjali

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img