Policia në Kamenicë, të hënën në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin F.TH., (1991) shtetas i Kosovës.
Ai ishte i kërkuar në bazë të tetë urdhëresave, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, me dënim burgimi tre muaj e 12 ditë, për veprat penale “Vjedhje dhe vjedhje e rëndë”.
Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.