Site icon PrishtinaPress

Arrestohet 29-vjeçari në Shtime, kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes

Një 29-vjeçar me inicialet A.G është arrestuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, pasi dyshohet se ai kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

27-vjeçarja nga lëndimet e marra kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa për rastin u njoftua edhe Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.

“Sot, rreth orës 04:15 të mëngjesit, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin A.G (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili një ditë më parë rreth orës 21:00 kishte shkaktuar dhunë në familje, duke e lënduar bashkëshorten e tij E.G ( F/K) e moshës 27 vjeçare, e cila kishte pranuar tretman mjekësor . Për këtë rast janë njoftuar edhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe më pas, me vendim të prokurorit kujdestar, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”.

Exit mobile version