0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet 26-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se mashtroi dy punonjës – kishte marrëveshje për shit-blerjen e 5 automjeteve

Sot është arrestuar një person të dyshuar për së paku dy raste të mashtrimit të ndodhura gjatë muajit nëntor.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari është E.T mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me vendim të prokurorit , është dërguar në mbajtjes për 48 orë.

“Mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i dyshuari me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, ka mashtruar dy punonjës të dy autosalloneve, me të cilët kishte marrëveshje për shit-blerjen e 5 automjeteve (vlera e përgjithshme 97.000 euro) , të cilat i dyshuari i kishte tjetersuar/shitur dhe nuk i kishte paguar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të mundshëm, policia ka nisë një hetim.

“Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img