Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 24 vjeçar në Ferizaj, i cili ishte në kërkim nga Policia.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se personi i arrestuar ishte i dënuar me burg prej 6 muajve për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, pasditen e sotme, rreth orës 15:00 ka arrestuar një person me inicialet I.T (M/K) i moshës 24 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ me dënim burgimi prej 6 muajve”, thuhet në njoftim.
Polica bën të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatë.