22.7 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet 23-vjeçari për gjuajtje me armë në Breg të Diellit, i gjenden një AK-47 e granatë dore

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 vjeçarin që dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Rasti ka ndodhur më 13 qershor në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Në banesën e të dyshuari janë gjetur: – një armë e gjatë AK-47 – një revole – një granatë dore – një thikë etj.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë

Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar lidhur me rastin Vrasje e rëndë në tentativë.

Rasti ka ndodhë me datën 13.06.2024 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Arrestimi i personit të dyshuar:

H.V. mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuatit, ku janë gjetë dhe sekuestruar:

– një armë e gjatë AK-47

– një revole

– një granatë dore

– një thikë etj.

Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img