2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet 22 vjeçari në Ferizaj, dyshohet se ka vjedhur veturë, biçikleta, para e pajisje elektronike

Njësia e hetimeve të stacionit të policisë në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e disa rasteve të vjedhjeve që kishin ndodhur në Ferizaj.

Policët hetues pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin D.E, 22 vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim, prej muajit gusht-2023 në Ferizaj ka kryer 9 vjedhje, prej tyre: vjedhje të një veture, vjedhje të disa biçikletave, ndërsa në disa lokale ka kryer vjedhje të parave të gatshme, orë dore dhe pajisje elektronike.

I dyshuari u arrestua sot dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Në kërkim policor janë edhe dy persona tjerë, të njohur për policinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img