Të shtunën mbrëma është arrestuar një 21 vjeçar pasi dyshohet të ketë dhunuar një 16 vjeçare në një motel të Fushë Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prishtinës.
“Po, është ndaluar mbrëmë. Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Munishi.
Rasti është duke u hetuar ende.
“Hetimet janë duke u vazhduar, ende është herët të japim një përgjigje përfundimtare”, ka deklaruar Munishi.