Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari A.G i lindur në vitin 2002 pasi që më 25 dhjetor, nuk i kishte përfillur urdhrin e Policit të trafikut dhe e kishte goditur.
I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes ndërkohë që zyrtari policor ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.
Policia ka treguar se pas një pune intensive është arritur me datë 26. 12. 2023 të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari. Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.