Një 25 vjeçar është plagosur me thikë të shtunën në Bulqizë të Shqipërisë.
Një 18-vjeçar dyshohet se pas një konflikti ka goditur një tjetër me thikë pesë herë.
I plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndër të tjera, policia sqaron se i lënduar nga kjo ngjarje ka ngelur edhe një tjetër person i cili është future për t’i ndarë.
Ndërkaq është arrestuar i dyshuari dhe janë duke vazhduar hetimet për rastin në fjalë, sipas Abcnews.al.