Site icon PrishtinaPress

Arrestohet 18-vjeçari në Gjakovë, iu gjend një armë pa leje

Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, pas pranimit të një informate se i dyshuari F. H.,  i lindur në vitin 2005, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Kralan-Gjakovë. Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore,  me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Exit mobile version