Mbrëmë policia në Prishtinë ka arrestuar tri të dyshuara, njëra shtetase e Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale mundësim ose detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje.
Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime.
Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.
Rasti është inicuar si mundësim ose detyrim në prostitucion & ofrimi i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje
Rr. Ali Vitia, Prishtinë. 05.10.2022 – 19:35. Janë arrestuar tri të dyshuara femra, njëra shtetas e Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura penale. Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime. Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet./Prishtinapress/