Home Baner Arrestohen tre të mitur në Prishtinë dhe sekuestrohet një armë me gaz

Arrestohen tre të mitur në Prishtinë dhe sekuestrohet një armë me gaz

Tre të mitur janë arrestuar në Prishtinë për rastin që policia e ka cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Sot në orët e pasdites nga njësiti i hetimeve të përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar tre të dyshuar lidhur me rastin “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, të ndodhur më datë 16.05.2023, rreth orës 22:30, në rrugën “Knjaz Millosh” në fshatin Uglarë”, thuhet në njoftim.

Policia në njoftim ka bërë të ditur se është sekuestruar edhe një armë me gaz.

Identifikimi i të dyshuarve si dhe lokalizimi i vendndodhjes së tyre ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore nga ana e policisë të cilët me një ekspertizë të thellë trajtuan të gjitha informacionet dhe evidencat e gjetura, të cilat më pas quan drejt realizimit të operacionit dhe kapjen e personave të dyshuar, të mitur”.

“D. H, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, D. J, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në rastin në fjalë. Arrestimi i të dyshuarve është përcjellë edhe me gjetjen dhe sekuestrimin e një revole me gaz, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version