Dy gra dhe një burrë janë arrestuar nën dyshimin për marrje me prostitucion.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30 në Prishtinë.
Raporti i plotë:
“Prishtinë 14.06.2023 – 19:30. Janë arrestuar tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull të tre kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të cekura. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”.