5.9 C
Pristina
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

spot_img

Arrestohen tre të dyshuar dhe sekuestrohen 24 revole

Me datë 02.10.2023, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda) të Policisë së Kosovës, pas një pune hetimore dhe operative në teren në pikën e kalimin kufitar në Merdare, kanë ndaluar veturën e tipit Mercedes me tabela të huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari  H. H., (1975) me shtetësi Gjermane.

Gjatë kontrollit të veturës së personit të dyshuar janë gjetur 24 revole, raporton Klan Kosova.

“Lidhur me rastin pas arrestimit të personit të parë të dyshuar, në pikën kufitare Merdare, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit,  me ç’rast kanë kontrolluar tri lokacione: dy (2) lokacione në Pejë dhe një (1)  lokacion në Skenderaj”.

Në Pejë janë kontrolluar një pronë e të dyshuarit të parë H.H si dhe një  pronë e të dyshuarit B.H., (1984)  ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit  H.Z., (1972).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img