Me datën 27 dhe 28 tetor 2022, njësitet policore në Vushtrri dhe Mitrovicë, në bazë të urdhëresave aktive kanë arrestuar tre persona të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të lëshuara nga Gjykata kompetente.
Personat e arrestuar janë: i dyshuari i parë A.Z., 39 vjeçar, i kërkuar për veprën penale “ Vjedhje e shërbimeve”, i dyshuari i dytë D.Q., 31 vjeçar, i kërkuar për veprën penale “Dhuna në Familje” dhe i dyshuari i tretë N.I., 30 vjeçar, i kërkuar për veprën penale “Vjedhje”, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.
I dyshuari i parë pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar gjobë ka paguar gjobën dhe është liruar kurse i dyshuari i dytë dhe i tretë janë dërguar në vuajtje të dënimit./Prishtinapress/