Të dielën, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Leposaviq, pasi të njëjtit janë kapur me armë ilegale. Për pasojë, të dyshuarit kanë përfunduar në Polici, ndërsa armët dhe provat e tjera janë sekuestrur.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në veri, me ç’rast është bërë e ditur se pas kontrollit policor janë gjetur 3 armë, 3 radiolidhje, si dhe 2 thika.
Tre të dyshuarit që u arrestuan janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika.” – ka njoftuar Policia.