Nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, në dy aksione të ndara janë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje.
Policia e Kosovës njofton se rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore gjatë vitit 2023.
“Pas marrjes së disa veprimeve operative nga hetuesit e stacionit Qendra, njëri nga aksionet i zhvilluar në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e dy personave e dyshuar: A.B . mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe S. D . mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në 7 raste të vjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa aksioni i dytë është realizuar në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë ku është arrestuar personi: S. O. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në së paku 6 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.
Veprimet e mëtejme ndaj personave të dyshuar, po ndërrmeren në koordinim me prokurorin e shtetit.