Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale trafikim me njerëz, shërbime seksuale të viktimave të trafikimit dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose podesim i paautorizuar i armëve.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antitrafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) në Mitrovicë, me datën 17 janar 2019, ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Skenderaj, me ç’rast janë evidentuar tre persona të dyshuar.
Personi i arrestuar lidhur me këtë rast:
* R. L. lindur me 1958 m/sh/k
Gjatë kontrollit të kryer në trupin e të dyshuarit janë gjetur
* 4 revole armë
* 1 armë gjuetie
* 28 fishekë të kalibrave të ndryshëm
I dyshuari i arrestuar pas intervistimit është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit kompetent kujdestar.