Janë arrestuar tre persona në Gjilan, pasi të njëjtit dyshohen se kanë bërë trafikim me njerëz, njofton Policia e Kosovës. Sipas policisë të arrestuarit janë dy shtetas të Shqipërisë dhe një shtetas i Kosovës.
Siç raporton policia këtyre personave përveç kësaj iu kanë konfiskuar edhe një veturë, 2,650 euro para të gatshme dhe 3 telefona mobil.
“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante , janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartë cekur. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia./Prishtinapress/