Site icon PrishtinaPress

Arrestohen tre person për vjedhje, posedim të narkotikëve dhe falsifikim të parasë

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se sot rreth orës 01:55, se pas marrjes së një informacioni se në një shtëpi banimi ishte duke ndodhur një vjedhje, ka arrestuar të dyshuarit në flagrancë.

Behët fjalë për tre persona, ku si prova materiale janë gjetur: një pako me kabllo elektrike, tri palë mbathje ( atlete), ndërsa tek i dyshuari madhor M.E janë gjetur: një qese me substancë të narkotikëve dhe para të gatshme 500 euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

‘’Policia e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe janë vënë në ndjekje të personave të cilët kishin kryer vjedhjen dhe ishin larguar. Pak metra më largë vendit të ngjarjes policia ka arritur që ti arrestojë tre të dyshuarit : M.E (M/K) i moshës 21 vjeçar, S.A (M/K) i moshës 17 vjeçar dhe E.S (M/K) i moshës 16 vjeçar, ndërsa si prova materiale janë gjetur: një pako me kabllo elektrike, tri palë mbathje ( atlete), ndërsa tek i dyshuari madhor M.E janë gjetur: një qese me substancë të narkotikëve dhe para të gatshme 500 euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.’’– thuhet në njoftimin e PK-së.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Vjedhje, posedim i narkotikëve dhe falsifikim i parave’’.

Exit mobile version