0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen tre hajna në Ferizaj, shkaktuan dëm prej 20 mijë eurosh

Mbrëmë, rreth orës 20:20, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Brahim Ademi ” në Ferizaj, në shkollën e mjekësisë e cila është në ndërtim, ishte duke u kryer një rast i vjedhjes në proces.

Në lidhje me këtë, policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes, ku në flagrancë kanë kapur tre persona të dyshuar të cilët ishin duke vjedhur kabllo të instalimit elektrik të objektit.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, përkatësisht në Njësinë e Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dyshuarit: F.K (M/K) i moshës 29, E.P (M/K) i moshës 21 vjecar dhe M.A (M/K) i moshës 20 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë” . 

Vlera e dëmit, sipas ankuesit, përllogaritet të jetë njëzet mijë (20.000) euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img