Site icon PrishtinaPress

Arrestohen shtatë të mitur, dyshohen për zjarrvënie në një shkollë të Lipjanit

Shtatë të mitur janë arrestuar për zjarrvënie në një shkollë të Lipjanit.

Sipas njoftimit e Policisë, të dyshuarit janë arrestuar për veprën penale vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie një ditë më herët në një shkollë në Magure.

“Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie të raportuar me datën 11.04.2023, në një shkollë në fshatin Magure”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendimin e prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

“Personat e arrestuar që të gjithë të mitur me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, shkruan Policia e Kosovës./PrishtinaPress/

Exit mobile version