0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen pesë zyrtarë të lartë në Komunës e Graçanicës, 25 mijë euro vlera e korrupsionit

Në komunën e Graçanicës para pak çasteve janë arrestuar disa zyrtarë të Komunës së Graçanicës, raporton ekskluzivisht Gazeta Papirus.

Sipas informacioneve ekskluzive që posedon Gazeta jonë, Drejtori i Kadastrit Dušan Filipović si dhe Zyrtari Ligjor janë në mesin e të arrestuarëve.

Po ashtu të arrestuarëve janë edhe disa zyrtarë të kësaj komune, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Gazeta Papirus raporton se këta zyrtarë të kësaj komune me shumicë serbe, janë të akuzuar për korrupsion, pasi të njejtit kanë kerkuar në mënyrë të kundërligjshme rregullimin e domunentacioneve, dhe vlera mësohet të jetë mbi 25 mijë euro.

Këto janë disa fotografi ku Gazeta Papirus ka arritur ti sigurojë, pak para arrestimit, ku edhe shihen Policia e Kosovës para hyrjes së Komunës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img