Të mërkurën janë arrestuar një burrë dhe një grua në Prizren, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shpëlarje të Parave”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtit dyshohen se veprën e kanë kryer më 01.06.2019.
“Prizren 01.06.2019-16:00. Më 27.09.2023 janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.