Policia ka arrestuar një 23-vjeçare dhe një 40-vjeçar në Prishtinë, të dyshuar për vjedhje të rënda, konkretisht për pesë raste të vjedhjeve.
Në njoftimin e policisë thuhet se rastet kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë, ku personat e arrestuar dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole.
“Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: A. M mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.Q . femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës”.
“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku pesë raste të vjedhjeve të rënda”, thuhet në njoftimin e policisë.