Site icon PrishtinaPress

Arrestohen llapjanët që mashtruan 8 persona për viza gjermane

Policia e Kosovës, ka arrestuar dje tre persona në Podujevë, pasi që të njëjtit kishin mashtruar 8 persona për viza gjermane.

Në vitin 2018, tre persona nga Podujeva kishin mashtruar 8 persona të tjerë me pretekstin se do t’iu rregullonin viza të punës për në Gjermani, shkruan prishtinapress.eu

Siç bën të ditur Policia, i njëjtit këtyre tetë personave ua kishin marrë 5 mijë euro.

Gjatë ditës së djeshme policia e Kosovës ka arritur që ta arrestoj këtë person.

Me vendim të prokurorit tre te dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version