2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen katër të mitur, dyshohen se sulmuan një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona, pasi të njëjtit dyshohen se e sulmuan një tjetër.

Sipas njoftimit, të gjithë personat e arrestuar janë të mitur, teksa rasti ka ndodhur gjatë ditës së shtune në fshatin Plementin të Obiliqit, transmeton prishtinapress.net.

“Dje nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit, janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim trupor. Rasti ka ndodhë me 25.03.2023, në fshatin Plemetin, ku personat e dyshuar kanë sulmuar një person”, thuhet në njoftim.

“Personat e arrestuar, që të gjithë të mitur, janë intervistuar nga ana e policisë në prezencë të prindërve, avokatëve mbrojtës, zyrtarëve të qendrës për punë dhe mirëqene sociale dhe më pas me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”.

Policia tha se ndaj katër personave të dyshuar është iniciuar rast për veprën lëndim trupor./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img