1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen katër persona, prej tyre tre ish-zyrtarë të lartë të “Trafikut Urban” për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot ka arrestuar katër persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, konflikti i interesit dhe ndihma.

Sipas njoftimit për media, bëhet fjalë për R. B., ish-kryesues i Bordit të Drejtorëve të “Trafikut Urban”, L. R., ish-kryeshef i “Trafikut Urban”, F. T., ish- sekretar në “Trafiku Urban” dhe V. K., ish -menaxher në një auto-sallon.

Më këto veprime të dyshuarit L.R., R.B., F.T. dhe V.K. dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, lidhur me nenin 31. “Konflikti i interesit” nga neni 423, lidhur me nenin 31 dhe “Ndihma” nga neni 33, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ata dyshohet se kanë arritur që përmes marrëveshjeve në mes vete, veturën që ka qenë në pronësi të kryesuesit, ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale, duke i shkaktuar dëme buxhetit të ndërmarrjes dhe njëkohësisht përfitime për vete.

“Hetuesit policorë, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore/operative kanë siguruar dëshmi dhe informacione tjera për personat e dyshuar dhe dëmet e shkaktuara, përmes veprimeve policore me çka dëshmohet dyshimi i kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.

Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar, personat R.B. dhe L.R. janë shoqëruar në polici dhe nga aty me vendim mbi ndalimin nga Prokurori Kujdestar i PTH-Prishtinë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa të dyshuarit F.T. dhe V.K. me vendim të prokurorit kujdestar lirohen në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img