0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen katër persona për vjedhje identiteti dhe kredencialeve

Policia në Gjakovë sot ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “vjedhja e identiteti dhe kredencialeve”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky arrestim erdhi pasi një person ishte ankuar në polici më 5 nëntor se nga llogaria e tij bankare ishin tërhequr 4 mijë e 500 euro.

“Më datë 05.11.2024, një qytetar ka raportuar në polici se nga llogaria e tij bankare ishin tërhequr 4500 euro pa dijeninë e tij. Menjëherë pas këtij njoftimi, ekipi i krimeve kibernetike ka filluar hetimet intensive. Falë punës së palodhshme të hetuesve dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen katër persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim të policisë.

Ndër tjera, shtohet se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, për të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Pas intervistimit të të dyshuarve dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre nga personat e arrestuar, janë dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img