Sot rreth orës 11:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë, ku kanë qenë të përfshirë katër persona, që të gjithë të mitur.
Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy nga personat e përfshirë.
Katër personat e përfshirë në rrahje (edhe personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor), janë intervistuar nga ana e policisë dhe më pas me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.
Ndaj katër personave të dyshuar është iniciuar rast për veprën lëndim trupor, ndërkohë që njëri prej tyre ngarrkohet edhe me veprën mbajtje në pronësi, kontrollë apo posedim të paautorizuar të armës, pasi që i është gjetë dhe sekuestruar një thikë.