Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka arrestuar katër të dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare, duke tjetërsuar parcelën në pronësi të viktimës femër.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, në korrik të 2019.“Podujevë (NN) 27.07.20219 – 11:30. Më 14.09.2021 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit duke vepruar në bashkë-kryerje kanë falsifikuar dokumente zyrtare, duke tjetërsuar parcelën në pronësi të viktimës femër”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.