Site icon PrishtinaPress

Arrestohen gjashtë të mitur në Klinë, dyshohet se i therën dy persona

Policia në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar në Klinë pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.

Në rrahje ishin të përfshirë 8 persona, ku dy persona janë dërguar në QKUK pasi janë therë me thikë.

Ata janë ndaluar për 24 orë pasi janë mitur.

“Tё dyshuarit janё dёrguar nga familjarët nё emergjencë pёr tretman mjekёsor, ndёrsa dy nga tё dyshuarit fillimisht janё dёrguar nё spitalin rajonal ne Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё, pasi qё ishin tё lënduar nga mjeti i mprehtë (thikё). Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, gjashtё (6) tё dyshuarit ( tё mitur) janё ndaluar pёr 24 orё.”

Exit mobile version