Site icon PrishtinaPress

Arrestohen gjashtë shtetas të huaj në Prishtinë, konfiskohen armë dhe fishekë

Policia në Prishtinë ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar, shtetas të huaj për armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës njofton që gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar katër armë zjarri-revole dhe 63 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, shtetas të huaj pasi që të njëjtit janë hasur në një banesë ku gjatë kontrollit të sajë, janë gjetur dhe konfiskuar 4 armë zjarri (revole) dhe 63 fishek. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Exit mobile version