Në Prizren janë arrestuar gjashtë të dyshuar kosovarë nën dyshimin se janë marrë me prostitution.
Ata e kanë pranuar gjatë intervistimit se janë marrë me këtë punë.
“Janë arrestuar 6 (gjashtë) të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur, gjë të cilën e kanë pranuar gjatë intervistimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Me urdhër të gjyqtarit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”./Prishtinapress/