Site icon PrishtinaPress

Arrestohen edhe katër të dyshuar për të shtëna me armë zjarri në një dasmë

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 70

Janë arrestuar edhe katër persona sot si të dyshuar për shtënie me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Pastasellë të Rahovecit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se nga të dyshuarit janë sekuestruar katër armë zjarri: një armë zjarri e gjatë automatike, tri armë zjarri të llojit pistoletë, pesë karikatorë, njëzetë e dy copë fishekë dhe tridhjetë e një gëzhoja.

“Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarrë në kordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”.

“Përdorimi i armëve në festa dhe ahengje është i ndaluar dhe sanksionohet me ligj. Festa me armë është rrezik për të gjithë, zgjidhni të festoni me zemër dhe pa armë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version