Policia ka arrestuar dje dy zyrtar të Agjensionit të Pyjeve të Kosovës (AKP-së), pasi të njëjtit kanë lejuar të hy ilegalisht një kamion i ngarkuar me dru tek Gryka e Deçanit.
“Te Laura 1, Gryka e Deçanit 19.11.2021 – 08:57. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, zyrtar të Agjensionit të Pyjeve të Kosovës (AKP-së), pasi që dyshohet se një kamion i ngarkuar me dru rreth 12 m³ ka kaluar ilegalisht tek Laura 1, Gryka e Deçanit dhe se nga zyrtarët e dyshuar nuk janë ndërmarr veprimet sipas kompetencave. Drutë janë sekuestruar dhe dërguar në depon e Parkut Kombëtar në Deçan. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.