Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia për Hetimin e Krimeve ekonomike dhe Korropsionit në Prishtinë, pas një pune hetimore ka arritur ti arrestojë dy zyrtarë në një Qendër për Regjstrim Civil në Obiliq.
Sipas policisë, të njëjtit dyshohet se i mundësuan një personi të marrë dokumente me identitete të rreme.
“Kanë falsifikuar dokumentet zyrtare, me ç ‘rast i kanë mundësuar personit me iniciale (F.A.) që të pajiset edhe me dy identitete tjera të rrejshme dhe atë në emrat (A.G.) dhe (A.R.), dhe po ashtu duke e pajisur të njëjtin me dokumente valide të Republikës së Kosovës (Çertifikatë të lindjes dhe letërnjoftim) me identitete të rreme
Lidhur me rastin ne fjalë janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë dhe veprime shtesë të cilat janë konsideruar si të nevojshme. Për gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në konsulta të vazhdueshme me Prokurorin e rastit dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra është nxjerr përfundimi se:
Si rezultat i keqpërdorimit të Autorizimeve nga personat e dyshuar (duke tejkaluar kompetencat e tyre,duke i mundësuar personit (F.A.) që të pajiset me dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës si identitet i rrem në dy raste dhe atë në emrat si A.G dhe A.R. ), pa plotësuar kriteret e nevojshme.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuarit e lartcekur me iniciale dyshohet se kanë kryer veprën penale
“Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe
“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim./Indeksonline/