Të enjten janë arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi që të njëjtit dyshohen se më datë 31.10.2021, kanë shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, raporton Klan Kosova.
“Ferizaj 31.10.2021 – 21:44. Më 03.08.2023 pas një pune hetimore operative janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë shoferi dhe pasagjeri i veturës që dyshohet të ketë shkaktuar aksidentin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.