Home Aktuale Arrestohen dy të dyshuar për dhunime

Arrestohen dy të dyshuar për dhunime

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për dhunim në dy vende të ndryshme.

Policia në raportin 24-orësh bëri të ditur se në Prizren u arrestua i dyshuari lidhur me rastin e ndodhur më 18 tetor.

Viktima e rastit është dërguar për ekzaminim.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Kurse, në Klinë një tjetër dyshohet për dhunim më 19 tetor, dhe i njëjti u arrestua.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”./Prishtinapress/

Exit mobile version