Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për dhunim në dy vende të ndryshme.
Policia në raportin 24-orësh bëri të ditur se në Prizren u arrestua i dyshuari lidhur me rastin e ndodhur më 18 tetor.
Viktima e rastit është dërguar për ekzaminim.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Kurse, në Klinë një tjetër dyshohet për dhunim më 19 tetor, dhe i njëjti u arrestua.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”./Prishtinapress/