Sot janë arrestuar dy persona në raste të ndara.
Njëri është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje grabitqare në një market më 10 maj. I dyshuari është S.M., 35 vjeç.
Personi tjetër është arrestuar nga zyrtarët e Podujevës për dy raste të vjedhjes. E.J., 60 vjeç dyshohet se bashkë me dy persona kanë vjedhur portofolët e dy personave tjerë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.