Site icon PrishtinaPress

Arrestohen dy shtetas shqiptarë në Gjakovë, iu gjetën 5 kilogramë drogë

Janë arrestuar në Gjakovë dy shtetas të Shqipërisë pasi që ju gjeten rreth 5 kilogramë substancë narkotike e cila dyshohet të jetë mariuhuanë.

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në fshatin Ponoshec të Gjakovës, rreth orës 20:30 ka ndalur për kontrollë një veturë më targa të Shqipërisë.

Gjatë kontrollës në veturë janë gjetur rreth 5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Me këtë rast, policia ka arrestuar dy shtetasit shqiptarë që ishin në veturë nën akuzën për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”./PrishtinaPress/

 

Exit mobile version