Site icon PrishtinaPress

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, dyshohet se sulmuan me thikë një 19-vjeçar

Dy shqiptarë të moshës 20-vjeçare, janë arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet se e kanë sulmuar me thikë një 19 vjeçar në Rimini të Italisë.

Sipas raportimeve, ata e kanë sulmuar të riun për para dhe cigare, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Të paktën ky është versioni që ata kanë dhënë në polici pas arrestimit. I riu është ndaluar nga dy shqiptarët mbrëmjen e së dielës, të cilët i kanë kërkuar hua kartën e shëndetit për të blerë një paketë cigare”.

“Pasi kanë shkuar për të blerë paketën, i kanë kërkuar para. Kur ka refuzuar, e kanë goditur me thikë në bark. Dy të rinjve shqiptarë, policia iu gjeti në makinë drogë, para të gatshme dhe thikën me të cilën plagosën 19 vjeçarin”, thuhet tutje në raportim.

Exit mobile version