Site icon PrishtinaPress

Arrestohen dy persona të kërkuar për ‘Vrasje në Tentativë’ në Prizren

Dy persona të kërkuar për  ‘Vrasje ne Tentative’ janë arrestuar ditën e sotme në Prizren, M.U.45 vjeçar dhe I.B. 26 vjeçar.

Ndërsa dy te dyshuarit tjerë A.B. 50 vjeçar dhe A.B. 25 vjeçar  ende janë ne arrati dhe ne kërkim nga ana e policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Prizren, 17 Maj  2023

Me datën 17.05.2023, duke filluar nga ora 14:00  , nga ana e policeve hetueseve te Sektorit Rajonal te hetimeve te DRP te Prizrenit ,ne baze te Urdhërese për Urdhekontroll te lëshuar nga Gjykata Themelor është bere kontroll ( bastisje ) ne tri lokacione.

Këto veprime hetimore janë ndërmarrë me funksion  zbardhjes se rastit  “ Vrasje ne Tentative “ te datës 06.05.2023 te ndodhur ne fshatin Mamushe dhe me qëllim te arrestimit te personave te dyshuar lidhur me ketë rast.

Janë arrestuar personat e dyshuar M.U.( 45 vjeçar) dhe I.B.( 26 vjeçar).Te dyshuarit M.U. i eshtre gjetur ne posedim dhe me pas është sekuestruar nga krim tekniku  ne cilësinë e dëshmisë materiale një arme  zjarri ; Revolver model Knalle ,Cal.9mm ROHM RG 69 ,katër  fishekë te armës dhe një gëzhojë .Dyshohet se e njëjta arme është përdorur ne rast.

Dy te dyshuarit tjerë A.B.( 50 vjeçar ) dhe A.B.( 25 vjeçar ) ende janë ne arrati dhe ne kërkim nga ana e policisë.

Te gjitha veprimet janë ndërmarre ne konsultim dhe koordinim me  Prokurorin e Shtetit me vendim te te cilit arma e zjarrit e gjetur ne posedim tek i dyshuari  sekuestrohet.

Me aktvendim me shkrim te  Prokurorit ,te  dyshuarve  M.U. dhe I.B. u shqiptohet masa e ndalimit për 48 ore dhe kundër tyre ngritët KALLEZIM PENAL.

Exit mobile version