Site icon PrishtinaPress

Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur të dielën mbrëma në Fushë Kosovë.

“Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.

Personat që janë arrestuar nga Policia janë shtetas të Kosovës dhe të moshës 26-vjeçare.

“A.M,mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe sekuestuarimin e një arme të ftohtë (thikë),që dyshohet të jenë përdorë në rast. Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet tutje.

Ndryshe, të dielën mbrëma, rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë, ku dyshohej se nga një thikë kishte pësuar lëndime të rënda një 41-vjeçar, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, A.H, mashkull, 41 vjeç,i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.

Exit mobile version